Deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Hyseni përmes një shkrimi në facebok ka bërë të ditur që në takimin e sotëm të Komisionit për Legjislacion ka shqyrtuar edhe konkursin për Drejtor/Drejtoreshë të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Ai thotë se ka propozuar që rishpallet konkursi pasiqë nuk ka pasur asnjë grua që ka pretenduar të jetë në krye të saj, përcjell “Bota sot”.
Hyseni iu bënë thirrje grave e burrave, të rinjëve e të rejave që janë të përgaditur profesionalisht e që plotësojnë kushtet e parapara ligjore të aplikojnë për drejtimin e AKK
Postimi i plotë
Në takimin e sotëm të Komisionit për Legjislacion, mes tjerash kemi shqyrtuar edhe Konkursin për Drejtor/Drejtoreshë të Agjencisë kundër Korrupsionit.
Unë kam propozuar që për shkak se në konkurs nuk ka pasur asnjë grua që ka pretenduar të jetë në krye të AKK-së, të rishpallim konkursin.
Ne jemi të detyruar sipas Ligjit për barazi gjinore që të angazhohemi për përfaqësim e mundësi të barabarta gjinore.
Po ashtu, në punimet e hulumtime të ndryshme thuhet se në vendet me nivel të lartë korrupsioni, barazia gjinore është më pak e trajtuar e mundësitë për gra janë më të vogla. Ndërsa nga po i njejti burim, mësohet se gratë janë më pak të prirura për kriminalitet.
Ju bëjmë thirrje grave e burrave, të rinjëve e të rejave që janë të përgaditur profesionalisht e që plotësojnë kushtet e parapara ligjore të aplikojnë për drejtimin e AKK dhe për pozita tjera drejtuese e menaxheriale.