Vajza e vëllait të ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë Antikorrupsion, del se është kogja e pasur.
Ish deputetja Evgjeni Thaçi e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arriti të bëhet sërish deputete, ka deklaruar se posedon mbi 20 mijë para të gatshme në bankë.
Poashtu, ajo ka deklaruar se ka në pronësi një veturë, vlera e të cilës është mbi 11 mijë euro.
Përveç kësaj, Thaçi posedon edhe një banesë, vlera e të cilës është mbi 40 mijë euro.