“Mendja e budallës!”, pasi përkujtoi serbët me rastin e Vidodvanit, vjen reagimi i ashpër ndaj Grenellit

Aktuale

“Mendja e budallës!”, pasi përkujtoi serbët me rastin e Vidodvanit, vjen reagimi i ashpër ndaj Grenellit

Nga: A.Morina Më: 28 qershor 2021 Në ora: 21:35
Richard Grenell

Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka reaguar ashpër ndaj ish të dërguarit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Reagimi i tij erdhi pas urimit që Grenell ia bëri serbëve me rastin e Vidodvanit.

“Sot është një ditë përkujtimore për Shën Princin Lazar dhe dëshmorët e shenjtë serbët”, shkroi Grenell.

E me këtë rast, Miftaraj ironiozoi duke thënë se duket se Grenell ka mbetur pa para, tek bënë këso deklarata.

“I shkreti e ka lëshu Twiterin me qera për postime. 20 dollarë një postim. Mendja e budallës!”, shkroi Miftaraj në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Richard Grenell si duket ka mbet pa lekë.

I shkreti e ka lshu Twiterin me qera per postime. 20 dollare një postim. Mendja e budallës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat