Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar për Betejën e Kosovës, e që serbët e shënojnë këtë ditë të quajtur Vidovdan.
Latifi përmes një postimi në facebook, e quan mit këtë betejë.
Sipas tij, “të marrësh seriozisht Betejën e Kosovës të vitit 1389, do të thotë të biesh në kurthin e mitit serb për këtë betejë”, shkruan ai.
“Do të thotë të ndihmosh në mbajtjen gjallë të këtij miti, i cili, siç dihet, është sajuar jo më larg se para 150 vitesh”, përfundon postimin Latifi.