42 mijë e 215 euro ka para të gatshme në njërën nga bankat e Kosovës, ish-drejtori i Krimeve Ekonomike në Polici, Nazim Sahiti.
Derisa, bashkëshortja e tij ka 40 mijë e 500 euro,.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Agjencia Kundër Korrupsion, ku zyrtarët publik kanë deklaruar pasurinë e tyre për këtë vit.
Sahiti, ka deklaruar se paga mujore që e merr nga Policia e Kosovës neto ka qenë një mijë e 135.12 euro, kurse bashkëshortja e tij nga ATK merr një pagë prej 812 euro.
Ish drejtori i Krimeve Ekonomike po ashtu ka deklaruar se është aksionar në një shoqëri komerciale, ku 19% të aksioneve janë në emër të tij.
Sahiti, po ashtu posedon një veturë në vlerë prej 16 mijë euro.
Por, më së shumti ka pasuri të paluajtshme ani pse të njëjtën e ka deklaruar si trashëgimi familjare dhe është pronësi e përbashkët.
Pos një banesë prej 76.28 m2 në vlerë prej 70 mijë euro e që është në emër të tij.