Sot ka ndodhur një rast i paorecedan në lagjen Ulpiana të Proshtinës. Fatkeqësisht, një person i papërgjegjshem kishte filluar germimet duke i zbuluar kabllot e Tensionit të Mesëm 10 kV (kilovolt) pa u konsultuar me KEDS dhe pa leje paraprake nga kompania që të punojë aty ku janë të vendosura asetet elektroenergjetike.
Për rrjedhojë, ka ardhë deri tek kontakti me energji elektrike nga një person, fatmirësisht pa pasoja.
Veprime te tilla janë të papranueshme, pasi pos që janë të rrezikshme, ato dëmtojnë edhe asetet elektroenergjetike, rrjedhimisht rrezikojnë furnizimin e qytetarëve me energji elektrike.
Ftojmë organet e rendit të ndërhyjnë dhe komunën përkatëse të mos lejojë ndërtime të tilla.
Secila kompani ose individ që dëshiron të punojë aty ku kalojnë kabllot e energjisë elektrike, duhet të ketë leje nga KEDS, të marrë hartën e rrjetit dhe zgjidhjen eventuale teknike nëse është e nevojshme.
Foto: Vendi ku eshte punuar, shikojeni si jane zbuluar kabllot 10 kV