Ramush Haradinaj në Tropojë, vlerëson çlirimtarët në luftën e Kosovës

Aktuale

Ramush Haradinaj në Tropojë, vlerëson çlirimtarët në luftën e Kosovës

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:15
Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, qëndroi në Tropojë, ku vlerësoi me medalje çlirimtarët e Kosovës nga kjo trevë e Shqipërisë.

Ramush Haradinaj, ish-komandanti i UÇK e ish-kryeministër i Kosovës u prit me tupanave e valle në Tropojë.

Busti i Bajram Currit në qendër të qytetit ishte ndalesa e parë.

Në Bashki e pritën ish-luftëtarë të UÇK nga Tropoja dhe familjarë të dëshmorëve të luftës për liri.

Ay nderoi me medaljen  “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për të rënët për liri, Tahir Sinanin, Fatmir Doççin dhe Bilbil Breçanin.

Vlerësime edhe për gazetarin Ismajl Buçpapaj, bashkinë e Tropojës dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar.

Kryetari i AAK-së pati një takim edhe me punonjësit e Spitalit të Kukësit, të cilët i falenderoi për ndihmën dhe angazhimin e tyre në trajtimin e të plagosurve mes luftëtarëve të UÇK-së.

Një dekoratë shkoi për mjekun kirurg, Sokol Sula, i cili nuk jeton.

Ish-kryeministri i Kosovës vizitoi edhe kullën patriotike të Binak Alisë në fshatin Bujan dhe bëri homazhe në Lapidarin e Gashit për të rënët në luftë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat