Blerim Vela, shefi i stafit në Zyrën e Presidentës Vjosa Osmani, ka deklaruar se në emër të tij i ka të deklaruar mbi 250 mijë euro.
Në këtë shumë nuk përfshihen paratë që i ka deklaruar edhe gruaja e tij.
Vela po ashtu ka deklaruar në formularët e Agjencisë Antikorrupsion se me kursimet e tij personale ka blerë një veturë në vlerë prej 38 mijë eurosh.
Si pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar edhe një truall në spërfaqe prej 400 metër katror, të cilën e kishte blerë në vlerë prej 36 mijë eurosh në vitin 2007.
Ai ka bër të ditur edhe të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.