Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon pas vizitës disa ditore në Kosovë, në një konferencë për media ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Ajo, ka deklaruar se pavarësisht që Kosova i ka plotësuar kriteret, disa shtete ende hezitojnë.
“Shpresojmë se në një moment do të shohim qëndrime më pak të polarizuara dhe gjatë presidencës së Gjermanisë kemi mundur ta kemi këtë temë në agjendë derisa Kosova i ka përmbushur kushtet teknike prandaj është çështje e Këshillit të Evropës dhe në këtë pikëpamje disa shtete anëtarë hezitojnë”, tha ajo.
Von Cramon theksoi se është një gabim që po bëhet për regjionin.
Ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk i ka bërë detyrat e veta.
“Për këtë arsye BE-ja po e humb kredibilitetin në këtë rast. Është koha që BE-ja të kryej detyrat e veta. Kushtet janë përmbushur dhe Kosova duhet të marrë liberalizimin”, tha Cramon.