Mustafa: Vulin është sinonim albanofobisë

Aktuale

Mustafa: Vulin është sinonim albanofobisë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 15:27
Aleksandër Vulin

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi Rami Mustafa, tha se tashmë bëhen tre vjet që kur janë në betejë për drejtësi e kundër "kriminalizimit" dhe institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes.

Sipas tij Aleksandër Vulin, i cili atëherë ishte ministër i Mbrojtjes, e tash ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë është sinonim albanofobisë. 

Ai shtoi se të gjitha raportet relevante ndërkombëtare nënvizuan racizmin e tij.

"Nuk do të dorëzohemi. Pritja nuk na lodh e tejzgjatja nuk na demoralizon. Gjykata e Lartë në Beograd, përkundër të gjitha argumenteve skandalizoi e vendosi në favorin e tij. Gjykata e Apelit ende nuk ka përgjigje", tha Ragmi Mustafa.

Kryetari i KKSH-së shtoi tregoi se presim, do të ndjekim këtë proces në të gjitha instancat e gjyqësorit, qoftë edhe në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

"E drejta është me të vërtetën dhe vërtet jemi në të drejtën tonë. Vetëm sa, ky proces shperfaq më së miri drejtësinë në Serbi", tha kryetari Ragmi Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat