Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar dje kandidaturën për kryetar të ri të këtij subjekti politik.
Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës së tij për kryetar të ardhshëm, Krasniqi ka thënë se PDK-ja ka nevojë për të hapur një kapitull të ri, një projekt politik për qytetarin e Kosovës.
Në lidhje me këtë kandidaturë ka reaguar, njohësi i çështjeve politike në vend, Krenar Shala.
Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka paralajmëruar se ardhja e Krasniqit në krye të PDK-së nuk do t’i bëj mirë, madje sipas tij, do t’i vihet i tërë faji për rënien e partisë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ja shkrimi i tij:
Memli Krasniqi ma shumë e ka dashtë Hashimin se Hashimi veten.
Prandaj nuk ka m’i bo mirë partisë zgjedhja e tij si kryetar.
Nëse bohet kryetar Memli, i mbetët patatja e nxehtë në dorë në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme anëtarët e partisë me pasë kujt me ja lonë fajin për vazhdimin e rënies së partisë.