Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, shpërthen në akuza Abelard Tahiri

Aktuale

Dështon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, shpërthen në akuza Abelard Tahiri

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 16:44
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka theksuar se është mbledhja e dytë e Kryesisë e cila dështon të zhvillohet edhe kjo për shkak të mungesës së kuorumit.

“Kuvendi dhe Republika po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme, derisa edhe në mbledhjen e kaluar të kryesisë edhe në këtë mbledhje opozita ishte prezent ndërsa kryetarët e grupeve opozitare ishin prezent, por nuk ishin përfaqësuesit e pushtetit në këtë rast nënkryetarja e VV-së dhe partnerët e komunitetit joshumicë”, tha Tahiri.

Abelard Tahiri deklaroi poashtu se shihet qartë se ka një mosgatishmëri, një mos-vullnet dhe një padituri të madhe në udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Jemi në një situatë ku ka shumë nevoja, të angazhimit të Parlamentit në ekonomi, në sundim të ligjit e në arsim, e në të gjitha fushat që prekin jetën e qytetarëve, por mazhoranca është shumë e papërgjegjshme pavarësisht se qytetarët i kanë besuar mbi 50% por sot po i tregojnë qytetarëve se janë të papërgjegjshëm, të paditur e që thjeshtë kanë zënë zyrat qeveritare e parlamentare por nuk e dinë se për çka”, shtoi ai në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat