Anëtari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se skenari i Edi Ramës me ‘Minishengenin Ballkanik’, është projekti me pro serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë.
Çollaku madje është i mendimit se me ketë nismë Serbia paraqitet jo si vendi që prodhoi 4 luftëra nëpër Ballkan, por si një kontribuuese dëshirëmirë për paqe.
Ai ka edhe një paralajmërim duke thënë se ky plan e vështirëson thellësisht pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Kjo pozitë e vështirëson thellësisht pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke paraqitur tashme jo Serbinë por Kosovën dhe shqiptarët si kokfortët dhe destabilizuesit e Ballkanit”, shkruan mes tjerash ai.
Ja postimi i tij:
Pasioni i Ramës drejt Minishengenit, një thikë në shpinë të Kosovës.
Insistimi i Ramës drejt projektit të MiniShengenit Ballkanik, projektit me pro serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë…, thellon hendekun midis Tiranës zyrtare dhe Kosovës.
Projekti përveç të tjerave i jap një bonus diplomatik të padiskutueshëm Serbisë në arenën ndërkombëtare.
Me ketë nismë Serbia paraqitet jo si vendi që prodhoi 4 luftëra nëpër Ballkan, por si një kontribuuese dëshirëmirë për paqe.
Kjo pozitë e vështirëson thellësisht pozitën e Kosovës në dialogun me Serbinë, duke paraqitur tashme jo Serbinë por Kosovën dhe shqiptarët si kokfortët dhe destabilizuesit e Ballkanit.