Donika Kadaj-Bujupi, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës thotë se Vlora Çitaku nuk e ka përkrahjen e strukturave për të udhëhequr me partinë. Kadaj-Bujupi flet për luftë brenda PDK’së.
“Kanë me fillu njëfar lufte të brendshme e cila unë mendoj që ekziston prej momentit që shefat kanë shkuar në Hagë. Unë jam fort e bindur, nuk e kam ndonjë kontakt në PDK, por jam fort e bindur që në ditën 1 kur ka shkuar në Hagë të z.Thaçi e z.Veseli ka nis ajo kush më shumë po i do ata, kush më shumë po u ndihmon e kush po gëzohet e po do me mbajt Kuvend apo Koneventë në mënyrë që me ju marrë pushtetin”, tha Kadaj-Bujupi në Pressing.
“Në këtë situatë të gjithë ata njerëz që ndihen moralisht keq për krejt situatën nuk dojnë me i hy asaj gare. Besoj se në mesin e këtyre është edhe Vlora (Çitaku) e cila unë mendoj se nuk e ka përkrahjen e strukturave të fuqishme e sidomos jo të bastioneve”, shtoi ajo.
“Mendoj se e ka përkrahjen e qytetarëve’, thotë Kadaj-Bujupi.