Profesori i Ekonomisë, Safet Gërxhaliu, po e vlerëson lartë pjesëmarrjen e Kosovës në Procesin e Berlinit, meqë sipas tij, ishte mundësi që shteti të prezantohej i barabartë në Ballkanin Perëndimor.
Gërxhaliu madje shton se duhet lobuar që një proces i tillë të jetësohet tutje, sepse është një ‘pako’ në të cilën mund të gjenden mjaftueshëm benefite në të mirë të shtetit.
”Themelimi i një procesi të tillë është i mirëseardhur”.
”Ideja e Angela Merkel për një process të tillë është e mirëseardhur”.
”Është një proces që duhet analizuar në disa dimenzione: ekonomik, politik, strategjik, integrues por mbi të gjitha ai psikologjik – i kthimit të shpresës së humbur në Europë në të ardhmen”.
”Duhet të lobojmë të gjithë që Procesi i Berlini ta ketë një jetëgjatësi sepse është një proces nga i cili mund të fitojnë të gjitha vendet”.
”Ajo çfarë e bënë të veçantë Procesin e Berlinit, është fakti që përveç ideve, përveç kreativitetit ka gjithmonë mbështetje financiare për realizimin e projekteve”.
”Nëse bëhet një analizë e thuktë e funskionimit të BE-së, ka aq shumë dashuri, ka më tepër interes për mirëqenie, për edukim, për shëndetësi, për përspektivë dhe besoj të gjitha këto mund t’i gjeni në pakon Procesi i Berlinit”.
”Në këtë drejtim, edhe Kosova përkundër të gjitha sfidave, e ka pasur mundësinë të jetë e barabartë – sa e ka shfrytëzuar është diçka që duhet diskutuar”.
”Por në të vërtetë në aspektin e promovimit të shtetit ka qenë një dritare e hapur e cila e ka promovuar Kosovën si të barabartë në Ballkanin Perëndimor”.
Emisioni i sotëm i Rubikonit, është mbështetur nga Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.