Vuçiq flet për përplasjen me Kurtin, e zbulon se për të satën herë e ka takuar, ja si e përjetoi kur i thashë se Serbia s’do ta njohë Kosovën

Aktuale

Vuçiq flet për përplasjen me Kurtin, e zbulon se për të satën herë e ka takuar, ja si e përjetoi kur i thashë se Serbia s’do ta njohë Kosovën

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:55
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë në mbrëmje se vetëm një qasje racionale mund të sjell zgjidhje me Kosovën.

“Na duhet qasje pragmatike, dyer të hapura për bisedime që të gjendet zgjidhje. Na duhet që të ndërtojmë besim, çfarë merr kohë, sikurse përcaktimi o bashkësisë ndërkombëtare për t’i përkrahur Beogradin dhe Prishtinën për ta arritur zgjidhjen”, tha Vuçiq.

Ai siç raporton Euronews Serbia, ka folur edhe për takimin me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku ka thënë se e ka befasuar atë duke i thënë që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“E kam takuar për herë të dytë në jetë në Bruksel. Ai u befasua me përgjigjen që i thash, se Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat