(E plotësuar 13:48) - Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti në 100-ditëshin e votimit në Kuvend.
Partia opozitare po e konsideron të dobët dhe mashtruese qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi sipas saj, ekzekutivin në këta tre muaj e kanë karakterizuar vetëm punësimet familjare dhe kapja e institucioneve publike.
Në një konferencë për medie, zyrtarët e LDK-së nga departamentet partiake listuan të gjitha dështimet që sipas tyre e kanë përcjell Qeverinë Kurti në 100 ditët e para.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi tha se Qeveria dështoi edhe në dialogun Kosovë-Serbi dhe se kryeministri Kurti përbuzi gjitha kauzat e tij në takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Mjekiqi: Qeveria e Kosovës iu qas dialogut me Serbinë pa platformë
“Dialog jo përmbajtjesor, Qeveria e Kosovës iu qas dialogut me Serbinë pa një platformë të qartë për vizionin, afatet kohore dhe rezultatet konkrete që synohen të arrihen. Për më tepër me propozimet e bëra nga Qeveria e Kosovës dialogu u reduktua në çështje teknike që do të zvarrisin arritjen e një marrëveshje përfundimtare. I tillë ishte rasti edhe me shndërrimin e CEFTA në SEFTA. Dëmtim i kredibilitetit ndërkombëtar. Qeveria e Kosovës bëri përpjekje për t’i ikur marrëveshjes së Uashingtonit përmes interpretimit të kësaj marrëveshje si juridikisht të pavlefshme. Qeveria e Kosovës duhet të dëshmojë se është duke punuar ngushtë me SHBA-në për këtë dhe shumë çështje tjetra. Mungesë të seriozitetit institucional, gjatë 100 ditëve ishin dëshmitarë të deklarimeve të pamatura të zyrtarëve të lartë qeveritar në platforma ndërkombëtarë të cilat devijojnë nga qëndrimet e Kosovës. I tillë ishte rasti edhe i ministres së Punëve të Jashtme në prill të këtij viti”, tha Mjekiqi.
100 ditët e Qeverisë Kurti, Shkëmb Manaj nga departamenti për rend dhe ligj në LDK i vlerësoi si zhgënjyese.
Manaj: Qeveria Kurti u ka ofruar strehë vetëm familjarëve
“Në 100 ditët e keqqeverisjes kjo qeveri nga qeveri e ndryshimit është kthyer në qeveri të zhgënjimit. Nepotizëm gjithandej, në 100-ditëshin e saj kjo qeveri iu ka ofruar strehë vetëm familjarëve, aktivistëve në pozitat më të rëndësishme në institucionet publike. LDK vlerëson se këto emërime po bëhen me qëllim të kapjes së institucioneve, ndërmarrjeve publike dhe agjencioneve të pavarura”, tha Manaj.
Ndërsa, Besian Mustafa tha se Qeveria Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë masë për rimëkëmbje ekonomike dhe se e njëjta vetëm merret me të shkuarën.
Mustafa: Qeveria Kurti s’ka asnjë masë për rimëkëmbje ekonomike
“Edhe në 100-ditëshin e parë të kësaj qeverie ka shumë ankesa për të shkuarën, shumë shfajësime për të ardhmen dhe asnjë punë të tashmen. Ekonomia jonë, veçanërisht sektori privat ka nevojë për përkrahje shtesë edhe gjatë këtij viti. Por asnjë punë për të tashmen nga kjo qeveri...përveç fjalëve dhe premtimeve se do të ketë një pako të re për rimëkëmbje ekonomike, pas rishikimit të buxhetit nuk kanë asnjë punë, asnjë masë drejtë rimëkëmbjes ekonomike”, tha Mustafa.
Kritika u adresuan edhe për menaxhimin me pandeminë, sipas Izet Sadikut nga LDK mungesa e vaksinimit rrezikon një valë të re me COVID-19.
Sadiku: Vonesat në vaksinim rrezikojnë një valë të re COVID-19
“Qëllimi i vaksinimit sot në botë nuk janë afatet e gjata kohore, por afatet e shkurta, pasi synohet imunizimi kolektiv. Ne kemi shembuj konkretë që edhe pse janë vaksinuar për një kohë të shkurtë sërish kanë pasur probleme. Prandaj kjo vonesë e vaksinimit ne konsiderojmë se do të ketë rrezik për paraqitjen e një vale të re të pandemisë COVID-19”, tha Sadiku.
Ndërsa, Vlora Dumoshi tha se ekzekutivi dështoi edhe në aspektin kulturor dhe sportiv.
Dumoshi: Gjitha kontratat dhe investimet kapitale në sport janë ndërpre
“Ky është një skandal i madh mbi të gjitha të gjitha kontratat dhe investimet kapitale në sport janë ndërpre”, tha ajo.
Sot janë bërë 100 ditë që kur Qeveria Kurti është votuar në Kuvendin e Kosovës më 22 mars 2021.
***
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar një varg kritikash ndaj Qeverisë Kurti në 100 ditëshin e votimit në Kuvendin e Kosovës. Partia opozitare po e konsideron të dobët dhe mashtruese qeverisjen e kryeministrit Kurti në këta tre muajt e parë.
Në një konferencë për medie, zyrtarët e LDK-së nga departamentet partiake listuan të gjitha dështimet që sipas tyre e kanë përcjellur Qeverinë Kurti në 100 ditët e para.
Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi tha se Qeveria dështoi edhe më dialogun Kosovë-Serbi dhe se kryeministri Kurti theu gjitha kauzat e tij në takimin e parë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Kritika u adresuan edhe për menaxhimin me pandeminë Covid 19, sipas Izet Sadikut nga LDK mungesa e vaksinimit rrezikon një valë të re me Covid.
Ndërsa, Shkëmb Manaj tha se qeverinë Kurti në 100 ditët e para e ka përvjellur vetëm nepotizmi dhe punësimet familjare.
LDK-ja me konferencë për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti
Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të mbajë konferencë për media.
LDK ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 11:00 dhe temë do të jetë qeverisja 100 ditëshe e Qeverisë Kurti II.
“Më datë 30 qershor 2021, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie.
Tema: 100 ditëshi i Qeverisë. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”.