Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDKsë Adem Salihaj në një intervistë për ‘Bota sot’, ka folur për zgjedhjet e fundit parlamentare dhe rënien e kësaj partie.
Ai ka përmendur shkaktarët që quan deri tek ky rezultat.
Sipas tij, LDK-në e kan fundosur Fatmir Sejdiu dhe grushtin e fundit ia dha Isa Mustafa. Mirëpo, në zgjedhjet lokale, LDK-ja mund të shënoj një ngritje të lehtë.
“LDK-në e kanë fundosur fillimisht Fatmir Sejdiu, kurse grushtin e fundit ia dha Isa Mustafa. Edhe Isa Mustafa, edhe Fatmir Sejdiu qenë vegla të Thaçit dhe PDK-së dhe punuan me vetëdije të plotë për rrënimin e LDK-së. Zgjedhjet lokale do të jenë sprova e parë, pas largimit të Isa Mustafës, mendoj se një ngritje e lehtë mund të shënohet, sepse arsyeja e ndëshkimit të LDK-së më nuk ekziston”, thotë Salihaj.