Pasuria e deputetëve të Kosovës, reagon Kurti: Këtë vlerë pasurie nuk e posedojnë as deputet e shteteve më të mëdha në botë

Aktuale

Pasuria e deputetëve të Kosovës, reagon Kurti: Këtë vlerë pasurie nuk e posedojnë as deputet e shteteve më të mëdha në botë

Nga: N. H Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:30
Kuvendi i Kosovës

Në deklarimin e pasurisë për deputetët, të bërë publik sot nga Agjencia Kundër-korrupsion në Kosovë, vlera e përgjithshme e pasurisë së tyre është 720 milionë euro.

Në një postim kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti në lidhje me pasurinë e 120 deputetëve, ka thënë se këtë vlerë pasurie nuk e posedojnë as deputet e shteteve më të mëdha në botë.

“Kur milionerët qeverisin si mund t'ju dinë hallin popullatës më të varfër në Evropë”, shkruan ai në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Image
Faton Kurti

Deputetët e Kuvendit të Kosovës zotërojnë prona me vlerë prej 720 milion euro!

Këtë vlerë pasurie nuk e posedojnë as deputet e shteteve më të mëdha në botë.

Kur milionerët qeverisin si mund t'ju dinë hallin popullatës më të varfër në Evropë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat