Sami Kurteshi me akuza: Hajnat po ia vjedhin biznesin gruas time

Aktuale

Sami Kurteshi me akuza: Hajnat po ia vjedhin biznesin gruas time

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 09:53
Sami Kurteshi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se biznesi i gruas së tij operon me humbje sepse po vidhet nga hajnat.

Kurteshi theksoi se se këta hajna nuk zbulohen kurrë nga policia dhe prokuroria, duke i akuzuar se bashkëpunojnë dhe i zhvatin inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Këto akuza anëtari i Vetëvendosjes në KQZ i drejtoi në kuadër të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Image

“Sa i përket NT Luxury ne pronësi të bashkëshortes, ajo edhe ashtu vepron me humbje edhe në ato vlera, ajo qe vidhet nga hajnat te cilět policia dhe prokuroria e Kosovês nuk i zbulon kurré, sepse me gjasë bashkēpunon dhe zhvatin inspektorët e ATK, me veprimet e tyre korruptive, të cilat nuk i kontrollon askush”.

Sami Kurteshi, ka deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë rreth 1 milion e 500 mijë euro.

Tek këto pasuri ka deklaruar një shtëpi dhe tri toka, por që ka thënë se janë në pronësi të përbashkët.

Te pasuritë e luajtshme ka deklaruar një veturë në vlerë 7 mijë euro, një bibliotekë në vlerë 70 mijë euro dhe veturën e bashkëshortes që thotë se kushton 3 mijë euro.

Si para të gatshme, Kurteshi ka deklaruar rreth 20 mijë euro në emër të tij, 10 mijë në emër të bashkëshortes dhe 1 mijë në emër të fëmijëve.

Ndër të tjera ai ka edhe borxhe.

Shuma e parave që ai ka borxh sillet rreth 400 mijë euro, derisa të hyrat vjetore të tij sillen rreth 16 mijë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat