Sejdiu: 100 ditëshi i qeverisë, arsyetime, akuza e ankesa

Aktuale

Sejdiu: 100 ditëshi i qeverisë, arsyetime, akuza e ankesa

Nga: A.SH Më: 30 qershor 2021 Në ora: 10:09
Albin Kurti

Analsiti Dardan Sejdiu ka komentuar 100 ditëshin e qeverisë Kurti.

Sejdiu thotë se nga kjo qeveri ka pritur që të jetë agresiv e ambicioz, zhvillimore e transformative, siç e kishe paraqitur edhe në Alternativa Qeverisëse por që këto 100 ditë ishin arsyetime, akuza, ankesa e popullizëm.

Postimi në Facebook:

Arsyetime, akuza e ankesa!

100 ditëshi i Qeverisë Kurti kam pritur që të jetë agresiv e ambicioz, zhvillimor e transformativ, siç ishte edhe Alternativa Qeverisëse! Ajo çfarë pamë këto 100 ditë ishin arsyetime, akuza, ankesa e popullizëm!

E ardhmja është digjitale, digjitalja kërkon ambicie e guxim transformues.

E ardhmja është e gjelbërt, e gjelbërta kërkon qartësi mbi orientime të politikave publike.

E ardhmja mund të filloj edhe 100 ditët e ardhshme!

Jo domosdoshmërisht nga qeveria!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat