(E plotësuar 11:40) - Në foto mund të shihni momentin e arrestimit të personave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Aksioni është vazhdim i rastit “Subvencionet 2021”.


Shtatë persona janë arrestuar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Ky operacion policorë te Ministria e Bujqësisë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet.
“Subvencionet 2021” u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës,
***
Policia e Kosovës është deklaruar lidhur me operacionin që po zhvillohet tek Ministria e Bujqësisë në kuadër të aksionit “Subvencionet”.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.
“Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet.P as përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në një përgjigje të policisë.
“Subvencionet 2021” u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.
***
Policia e Kosovës ka arrestuar disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në vazhdimin e aksionit ‘Subvecionet 2021’ – nën dyshimet për keqpërdorime për subvencione në bujqësi.
Ky aksion u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona.
***
Pjesëtarë të shumtë të Policisë së Kosovës janë parë para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë.
Media mëson se bëhet fjalë për vazhdimin e aksionit “Subvencionet”.
Ky aksion u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës.
Pamjet:

