Për aksionin e Policisë në Agjencinë e Zhvillimit e Bujqësisë (AZhB) ku janë arrestuar shtatë persona, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiut thotë se zyrtarët të cilët kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm në kurriz të qytetarëve do të japin përgjegjësi.
Haxhiu ka thënë të gjithë ata që janë pasuruar në këtë mënyrë do të japin përgjegjësi.
Mes tjerash, Haxhiu ka përgëzuar institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione.
Ja shkrimi i tij:
Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.
Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!
Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!