Ganimete Musliu ka disa fjalë për aksionin e sotëm: Kosova është mbi të gjitha!

Aktuale

Ganimete Musliu ka disa fjalë për aksionin e sotëm: Kosova është mbi të gjitha!

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:40
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka përshëndetur arrestimet e sotme në Ministrinë e Bujqësisë.

“Përtej politikes dhe pa dashtë të paragjykoj personat e apostrofuar para se ata të dalin para drejtësisë, une e përshëndes këtë aksion  dhe çdo aksion i cili është i pa ndikuar politikisht. Kosova eshte mbi të gjitha”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme janë arrestuar shtatë persona në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Ky operacion policorë te Ministria e Bujqësisë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. “Subvencionet 2021”  u zhvillua muaj më parë ku ishin arrestuar disa persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat