Disa zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar sot.
Ata janë: Kujtim Zariqi, Bejtulla Piraj, Lulzim Hajdaraj dhe Enver Ibishi.
Veprat për të cilat dyshohen personat janë “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar“, “marrje ryshfeti” dhe “dhënie ryshfeti” dhe “mashtrim me subvencione”.
Aksioni i sotëm është vazhdim i aksionit të mëparshëm që u zhvillua disa muaj më herët.