Shtatë persona janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Njëri nga të arrestuarit është Kujtim Zariqi, i cili punon që disa vite në AZHB.
Ky i fundit duket se është dost i fort me deputetin e PDK-së, Hajdar Beqa dhe zyrtarin e PDK-së Bujar Cakolli me të cilët ka disa foto të publikuara në Facebook.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/30/auto_foto11625047245.jpg)
Policia ndërkaq ka thënë se aksioni i sotëm është vazhdim i operacionit të nisur më herët për dallavere me subvencione.
“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”, thotë policia. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershshëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet më tutje në përgjigjen e policisë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/30/auto_foto31625047243.jpg)
Në lidhje me arrestimet ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.