Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mashtrim.
Haradinaj ka thënë se Kurti me vite të tëra ka proklamuar sloganin “Jo Negociata Vetëvendosje”, ndërsa tani u fut në proces të dialogut pa e kthyer taksën dhe reciprocitetin.
Madje Haradinaj ka thënë se Kurti nuk po e di se ku e ka kokën duke u endur nëpër zyra të ish-pasuesve të Mogherinit.
Në lidhje me këtë, ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Xhevdet Pozhari.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, si kundërpërgjigje, i ka kujtuar një mashtrimet e Haradinajt sa ishte në pozitën e kryeministrit.
“Derisa ishte kryeministër na pat thënë se liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 90 ditëve të qeverisjes së tij. Kur e pyetën pse nuk u liberalizuan vizat, pati deklaruar: Liberalizimi ka ndodh pardje. Albini në anën tjetër, tha: Nuk na premtuan liberalizim të vizave. Cili është mashtruesi këtu?”, shkruan ai.
Ja shkrimi i tij:
Ramush Haradinaj e paska përsëritur se Albin Kurti është mashtrues.
Derisa ishte kryeministër na pat thënë se liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 90 ditëve të qeverisjes së tij. Kur e pyetën pse nuk u liberalizuan vizat, pati deklaruar: Liberalizimi ka ndodh pardje.
Albini në anën tjetër, tha: Nuk na premtuan liberalizim të vizave.
Cili është mashtruesi këtu?