Sot është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë lidhur me rastin e subvencioenve. Në këtë aksion janë arrestuar shtatë zyrtarë.
Për këtë ka reaguar ministri i brendshëm Xhelal Sveçla, duke thënë luftimi i krimit dhe korrupsionit janë top prioriteti i MPB-së.
Ai ka thënë se subvencionet i takojnë bujqëve.
Postimi në Facebook:
Luftimi i krimit dhe korrupsionit mbetet “Top” Prioritet i MPB-së!
Për gati 100 ditë, dinamika jonë e angazhimit e lartë, si në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ky angazhim, do të vazhdoj të rritet tutje, duke prodhuar rezultate konkrete çdo ditë për qytetarët tanë.
Kemi sfida të mëdha para vetes, por mbesim të palëkundur në luftën e pa-kompromis kundër krimit, korrupsionit e keqpërdoruesve të detyrës zyrtare.
Subvencionet u takojnë bujqve.