​Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit

Aktuale

​Osmani pranoi kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:42
Bhuiyan dhe Osmani

Presidentja Vjosa Osmani pranoi sot kredencialet nga ambasadori jo-rezident i Bangladeshit, Mosharraf Hossain Bhuiyan.

Duke i uruar suksese në misionin e ri, presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës i vlerëson lart aleatët dhe partnerët e saj, dhe se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme nga Bangladeshi.

Palët diskutuan për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, me fokus të veçantë investimet dhe identifkimi i mundësive të reja për zgjerimin e bashkëpunimit të deritashëm.

Osmani tha se shpreson që Bangladeshi do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, me ç’rast ambasadori Bhuiyan konfirmoi se vendi i tij mbetet një përkrahës i përhershëm në këtë drejtim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat