Krenar Shala përmes një shkrimi në Facebook, ka folur për 100 ditshin e Qeverisë së Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike, ka konstatuar se 100-ditëshi i Qeverisë Kurti ishte shumë i suksesshëm.
“100-ditshi ishte i suksesshëm, gjithashtu edhe sepse nuk duhet të pritet diçka ma shumë se kaq. Jonë grumbullu shumë probleme këto 20 vitet e fundit. Shumë, shumë! Me randsi që e kemi ni qeveri që e ka vullnetin e mirë me i zgjidhë ato”, ka shkruar ai.
Ja postimi i tij:
100-ditëshi i qeverisë se re ishte shumë i suksesshëm sepse vërehet qartazi që e keqja ka filluar të amortizohet. Ky është zhvillim i madh. Ndalja e së keqes, krijon vetvetiu hapësirë për të mirën. E mira nuk vie vetëm nga qeveria. Më së paku madje. E mira vjen prej qytetarëve, biznesmenëve e ndërmarrësve kreativ e punëtorë. Po, e harrova edhe mërgatën.
100-ditshi ishte i suksesshëm, gjithashtu edhe sepse nuk duhet të pritet diçka ma shumë se kaq. Jonë grumbullu shumë probleme këto 20 vitet e fundit. Shumë, shumë! Me randsi që e kemi ni qeveri që e ka vullnetin e mirë me i zgjidhë ato.
Prej kësaj qeverie nuk duhet të pritet e pamundura. Nuk duhet të pritet tash ta bëjnë Kosovën Norvegji. Mjafton që të filloj të amortizohet e keqja, të ketë vullnet për punë të mira si dhe të rritet standardi i kërkesës nga qytetarët. Këto kanë ndodhur, dhe po ndodhin dhe normalisht që ky osht lajm madhështor.
Gjithashtu, pritjet janë që në fund të këtij viti rritja e BPV-së të jetë afër 8%. Kjo nuk ka ndodhë kurrë në 20-vitet e Kosovës së pas-luftës. Suksesi i kësaj qeverie do të matet me rezultatet në ekonomi dhe sundim të ligjit, para se gjithash. Dhe këto suksese, duke e parë këtë 100-ditësh, pritet të jenë më shumë se evidente.