Është duke u mbajtur seancë parlamentare, ndërsa ka pasur edhe momente kur në sallë kanë plasur të qeshurat.
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, përderisa po drejtonte seancën parlamentare ka gjetur kohë edhe për shaka.
Shumica e deputetëve, siç ndodhë rëndom nuk qëndrojnë në seancë por rrinë në bufe.
E për një moment, Konjufca i është drejtuar deputetëve se paska qenë duke u mbajtur edhe një seancë në bufe.
Ndërsa kjo ka shkaktuar të qeshura tek deputetët
“Ne menduam që jemi duke e mbajtur Seancën. Paska qenë duke u mbajtur një seance tjetër në bufe”, tha Kunjufca.