Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka një shtëpi banimi dhe një truall dhe të dyja kapin vlerën e 175 mijë eurove si pasuri e paluajtshme.
Vetëm shtëpia e Tahirit, ka vlerë 155 mijë euro.
Tahiri në AKK ka bërë të ditur se posedon një veturë të tipit “VW Tiguan”, që kushton rreth 13 mijë euro.
Kurse sa i përket parave të gatshme, Tahiri i LDK-së ka 13 mijë e 570 euro në institucionet bankare.
Ndryshe, Xhafer Tahiri është kryetari i vetëm që nuk jeton në Komunën që drejton. Ndonëse është kryetar i Vushtrrisë, ai jeton në Prishtinë.