Bislimi: Kemi mbledhur dokumente për dialogun me Serbinë

Aktuale

Bislimi: Kemi mbledhur dokumente për dialogun me Serbinë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 15:26
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian dhe Dialog, Besnik Bislimi në prezantimin e punës 100 ditëshe, tha se janë angazhuar në grumbullimin e dokumenteve për dialogun Kosovë-Serbi.

Bislimi tha se është përmbyllur rishikimi i Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së.

“Angazhimi i parë ka qenë ku jemi marr me grumbullimin e dokumenteve për proceset që janë ndërmarr deri më tani”.

“Kemi pasur vizitat speciale me përfaqësues të BE-së si Lajçak dhe Palmer. Është përmbyllur Rishikimi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat