Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vijë nesër në Kosovë ku do ta vizitojë KFOR-in.
Gjatë vizitës së tij, Stoltenberg do të takohet me komandantin e KFOR-it, Franco Federicin dhe drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Frank Best.
Sekretari i aleancës veri-atlantike do t’i takojë edhe trupat e KFOR-it që janë Kosovë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të ketë takime bilaterale edhe me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq.
Gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch nga burimet nga Brukseli ka mësuar se temë e bisedimeve gjatë këtyre takimeve të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s do jetë pos situata e sigurisë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë si dhe roli i FSK-së në rajon dhe bashkëpunimi me NATO-n.