Po e quajnë “analist i VV-së”, reagon Pozhari: Nuk do të ndalem derisa t’i shoh hajnat në burg

Aktuale

Po e quajnë “analist i VV-së”, reagon Pozhari: Nuk do të ndalem derisa t’i shoh hajnat në burg

Nga: A.Zh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 16:57
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas zërave që po e quajnë “analist” të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se nuk do të ndalet ta flet të vërtetën , derisa t’i sheh “hajnat në burg”, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Po më quajnë 'analist i VV-së' veç pse po e them të vërtetën: Hajnit nuk po i them njeri i zoti, e njeriut të ndershëm nuk po i them budall - qashtu qysh i klasifikojnë njerëzit këta 'të pavarurit' dhe 'neutralët'.

Me një pagë ministri apo deputeti i keni gjithë këta milionerë. E, kurrë zani nuk iu dëgju kujt. Me rëndësi me llomotit për xhamat e ngjyrosur të qeverisë në kohë protestash.

Nëse me e fol realitetin i bie me qenë VV, kurrë mos ma hiqni këtë epitet.

Unë s'do të ndalem deri t'i shoh hajnat në burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat