Ministri Bent Høie dhe Ambasadori në Norvegji Uliks Emra: Donacioni i dozave të vaksinave gati për Kosovë

Aktuale

Ministri Bent Høie dhe Ambasadori në Norvegji Uliks Emra: Donacioni i dozave të vaksinave gati për Kosovë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:17
Uliks Emra

 Kosova është një nga vendet në Evropë që ka marrë më pak doza të vaksinës deri më tani, kanë shkruar dje dhe sot mediet norvegjeze (Donerer vaksinedoser til Kosovo (regjeringen.no).

Qeveria norvegjeze ka vendosur të bëjë një donacion vaksinash kundër koronavirusit për Kosovën.

Kjo u arrit falë angazhimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës dhe diasporës shqiptare, respektivisht mjekëve shqiptarë të prirë nga Federata e Mjekëve shqiptarë në Evropë të drejtuar nda Dr.Aurora Dollneberger dhe dr. Gazmend Berisha – përfaqësues i FMSHE në Norvegji.

“Unë jam i kënaqur që këto vaksina janë të dobishme dhe që Norvegjia mund të ndihmojë në sigurimin që popullata e Kosovës të vaksinohet më shpejt”, thotë Ministri i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit Bent Høie, citon Le Canton27.ch

Më 12 maj, me rekomandimin e Institutit Norvegjez për Shëndetin Publik, qeveria vendosi të heqë vaksinën AstraZeneca nga programi i vaksinimit në Norvegji.

Marrëveshja e BE me AstraZeneca mundëson dhurimet e vaksinave për vendet e tjera, dhe Norvegjia, në bashkëpunim me Komisionin e BE, tani ka vendosur të dhurojë 182,900 doza të vaksinës AstraZeneca në Kosovë.

Kosova është një nga vendet në Evropë që ka marrë më pak doza të vaksinave deri më tani.

Dozat e dhuruara mbahen në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Oslo, dhe këto janë të gjitha dozat e vaksinës AstraZeneca që FHI ka në magazinë.

Qeveria së shpejti do të përfundojë një marrëveshje me Kosovën në mënyrë që Norvegjia të marrë përsipër zbatimin praktik të transporteve në Kosovë në bashkëpunim me BE.

Federata së Mjekëve Shqiptarë në Evropë (AMFE) drejtuar në Norvegji nga Dr. Gazmend Berisha -Universiteti i Oslo krenare për kontributin e dhënë në marrjen e një donacioni vaksinash nga Norvegjia prej 182.900 dozash.

Për këtë arritje të lartë përgëzojmë Z. Uliks Emra-Ambasadorin e Kosovës në Norvegji dhe Ministrinë e shëndetësisë së Kosovës Dr. Arben Vitia.

Faleminderit i shkon palëve zyrtare që bashkëpunuan: Z. Kastriot Noli– Sekretar i parë i Ambasadës shqiptare në Gjermani, Prof. Dr. Mira Rakacolli– Zv-Ministre e Shëndetësisë së Shqipërisë, Z. Anduena Stephan-Konsulle e nderit në NRË, Z. Ornela Ademi-Këshilltare shkencore pranë EMA dhe Gazetarin Drin Reçica për publikimin e këtij lajmi motivues. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat