Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka dashur të përgjigjet kur është pyetur se a e ka lexuar raportin e amerikanëve për Ujmanin.
Kur është pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri ka thënë se qëndrimet e qeverisë për Ujmanin janë të njëjta, dhe analizat e studimet veç se e përforëcojnë qëndrimin që ata kanë.
“Qëndrime tona sa i përket Ujmanit janë të njëjta, dhe natyrisht që mund të prodhohen analiza e studime, por detyra jonë thotë që Ujmanin duhet të konsiderojmë liqe artificial të Kosovës. Unë natyrisht që do të marrë të gjitha argumentet që mund të jenë edhe shtesë”, ka thënë Kurti.
Madje Kurti foli edhe për marrëveshjen e Uashingtonit, teksa për këtë temë pati tone refuzuese, duke thënë se pika më e rëndësishme ishte ajo e fundit, për njohjen me Izraelin.
“Qysh në fillim e kam thënë se pika e saj më e vleshme e dobishme është ajo e fundit që tashmë është realizuar. Nuk mund të flasim sikurse ska ndodhur 14 shkurti e 100 ditëshi i qeverisë. Ka njerëz që jetojnë në të kaluarën. Ndryshimi në Kosovë është gjigant dhe këtë e bëri populli i Kosovës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri foli edhe për betejën me politikanët e Beogradit. Ai tha se ata janë munduar që ta definojnë edhe në vitet e kaluara, por që sipas tij nuk ja kanë arritur.
E këtë, sipas Kurtit s’mund ta bëjnë tanimë kur ai është kryeministër.
“Sa i përket cilësimeve që mund të vijnë nga Beogradi, ata janë përpjekur të në definojnë edhe në shekullin e kaluar edhe sot e kësaj dite, mirëpo kanë dështuar. Mua nuk më kanë definuar dot as kur kam qenë i burgosur politik, e lëre tash kur jamë kryeministër. Por se kur do të ketë marrëveshje me njohje, nuk varet prej meje, varet prej Serbisë. Ju po e vëreni se prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, dhe pandemia. Për dialogun përgjigjemi, por votat na kanë sjellë në këtë pozitë për të shërbyer në aspekte jetike të qytetarëve. Ne nuk e kemi shpallur pavarësinë që të varemi nga njohja e Serbisë. Duhet të kemi një konsensus nacional se duhet”, tha kryeministri.