Policia e Kosovës ka arrestuar sot Luan Latifin.
Ai mban pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ai në këtë pozitë ishte zgjedhur më 30 gusht të vitit 2019, shkruan “Bota sot”.
Latifi ishte votuar në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit të Pavarur të Mediave.
Ndryshe, Latifi ka lindur më 2 nëntor 1975 në Gjilan, shkruan “Bota sot”.
Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).