Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka reaguar ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, deputetit të LDK-së, Armend Zemajt.
Zemaj ka kërkuar sot nga Kuvendi i Kosovës që të hetohet grumbullimi i borxheve ën Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Por Bajqinovci thotë se, Zemaj ka qenë kryesues i bordit të këtij institucioni për 9 muaj dhe një pjesë e madhe e borxheve janë pikërisht nga ajo kohë.
Postimi i plotë:
Armend Zemaj sot në seancë kërkoi hetim për grumbullimin e borxheve në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Po i njëjti, pra z. Zemaj, ka qenë kryesues i bordit të vet këtij institucioni për 9 muaj, madje një pjesë e madhe e borxheve janë pikërisht nga ajo kohë, dhe në atë kohë as që ka kërkuar të hetohet diçka të tillë.
Natyrisht se duhet të ketë hetime, në çdo kohë e në tërësi.