Sot janë bërë 100 ditë që nga fillimin i punës së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.
Në mbledhje e 18-të të Qeverisë së Kosovës u shpalosën punët që u bënë gjatë këtyre ditëve të udhëheqjes së Kosovës.
Ndërkaq, në këtë artikull të gazetës “Bota sot”, mund të shikoni pamje brenda mbledhjes së 18-të të Qeverisë.
Kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar ka vlerësuar se suksesin duhet matur jo me sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara, por se sa mirë po qeverisim në krahasim me pritjet e qytetarëve.
“Qytetarët e dinë se qeveritë e mëparshme nuk krahasohen me këtë qeverinë tonë që i ka ministrat e përgatitur e të ditur, të pakorruptuar e të përgjegjshëm. Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit”, ka thënë Kurti.
Në këtë mbledhje, në të cilën u bë prezantimi i punës 100 ditore të Qeverisë, përveç Kryeministrit Kurti, edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar të arriturat kryesore të ministrive, duke vënë në pah një numër të madh vendimesh, marrëveshjesh dhe rezultatesh në fusha të ndryshme.