Jep dorëheqje gruaja e vëllait të Ramush Haradinajt nga Telekomi

Aktuale

Jep dorëheqje gruaja e vëllait të Ramush Haradinajt nga Telekomi

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:41
Vesa Haradinaj

Ka dhënë dorëheqje drejtoresha e marketingut në Telekomin e Kosovës, Vesa Haradinaj.

Tani për tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes së saj.

Kujtojmë se ajo ka disa vite që punon në Telekomin e Kosovës.

Ndryshe, Vesa Haradinaj është gruaja e vëllait të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat