Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake në UÇK, Hafir Hoxha, përmes një shkrimi në facebook ka shkruar se nuk kishte besuar asnjëherë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të burgoset nga Gjykata Speciale.
“Kurrë nuk kam besuar se pernime do ti vjen puna me u arrestua Hashim Thaçi me detyrat dhe përgjegjësit që kishte gjatë luftës, e tani edhe si kryetar i Kosovës, aq më pak kur e pasha mundin dhe angazhimin e ti për të formuar këtë gjykatë”, ka shkruar ndër tjerash Hoxha, përcjellë “Bota sot”.
Postimi i plotë:
KURRË NUK KAM BESUAR SE PERNIME DO TE BURGOSET HASHIM THAÇI!
Kurrë nuk kam besuar se pernime do ti vjen puna me u arrestue Hashim Thaçi me detyrat dhe përgjegjësit që kishte gjatë luftës, e tani edhe si kryetar i Kosovës, aq më pak kur e pasha mundin dhe angazhimin e ti për të formuar këtë gjykatë .
Tani po vlerësoj se;
1. Ose ishte politikan i dobët, i ka zënë gjerat në asgjë, e ka pas vetëbesim të tepruar;
2. Ose e kanë tradhtuar ata që e kanë shty të formon gjykatën dhe se ai nuk do të arrestohet!
3 . Ose nuk ka pas shok të mirë e të vërtet rreth vetit !
Ke qysh ke funksionin që kishte gjatë luftës, pas luftës dhe si kryetar shteti KJO NUK ESHTE DASHTE ME I NDODHË !!!
Aq më pak 20 vite pas luftës!