Pas arrestimit të 21 personave, Krasniqi tregon kush e ka rendin të arrestohet e të burgoset

Aktuale

Pas arrestimit të 21 personave, Krasniqi tregon kush e ka rendin të arrestohet e të burgoset

Nga: N.Sh Më: 30 qershor 2021 Në ora: 20:45
Policia e Kosovës

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Kosovë, sot ka arrestuar 21 persona si të dyshuar për keqpërdorime të parasë publike.

E pas këtyre arrestimeve, opinionisti dhe analisti politik Faik Krasniqi thotë se tash duhet të arrestohen dhe burgosen si dhe të iu konfiskohet pasuria zyrtarëve që kanë mbajtur poste të larta dhe që janë përgjegjës për vjedhjen e parasë publike.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook thotë se pa u konfiskua pasuria e paligjshme nuk mund të thuhet se është bërë diçka.

Postimi i plotë:

Tash duhet të arrestohen dhe t'u konfiskohet pasuria politikaneve dhe zyrtarëve të ndryshëm që kanë mbajtur poste të larta, dhe që janë përgjegjës për vjedhjen e parasë publike.

S'duhet të harrohen as përgjegjësit e shitjes së tokës "gjithçka 1 euro", dhe ndërmarrjeve publike. Bashkë me ta edhe bizneset që kanë përfituar jashtëligjshëm përmes tyre.

Pa konfiskimin e pasurisë së tyre të paligjshme, nuk mund të themi se është bërë diçka.

Ata nuk duhet ta shijojnë djersen e popullit, por duhet ta shijojnë burgun. Vetëm në këtë mënyrë ndalet keqpërdorimi i parasë publike. Është fjala për keqpërdorimet prej 1999 e deri me sot.

-Dhe diçka për ekonominë. Nuk mund të kemi zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, pa themelimin e Bankës Zhvillimore. Bujqësia, blegtoria, turizmi, mini-fabrikat dhe teknologjia inovative janë katalizatori i zhvillimit ekonomik ne Kosovë, dhe jo skemat sociale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat