Përgjigjet Hoxhaj: Memlin rival apo mik

Aktuale

Përgjigjet Hoxhaj: Memlin rival apo mik

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:11
Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi

Enver Hoxhaj ka thënë se me kandidimin e tij për të parin e PDK’së nuk do të ndryshojë asgjë në raportin me kolegët e tij, por do të jetë në të mirë të partisë.

Hoxhaj u pyet nga Kushtim Sadiku, se a e sheh Memli Krasniqin si mik apo rival, Hoxhaj tha se ata do të punojnë për të mirën e partisë, dhe kjo nuk do të ndikojë në raportet e tyre.

“Memlin e kam mik, dhe mik përtej mikut. Ne duhet të nxjerrim një ekip, dhe këtë do ta bëjmë përmes konventës”, tha Enver Hoxhaj në kanal 10.

Kujtojmë, që Memli Krasniqi është i vetmi kandidat i zyrtarizuar deri tani nga ky subjekt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat