Jo vetëm Kurtin - Hoti e kritikon edhe Osmanin, ja akuzat e tij

Aktuale

Jo vetëm Kurtin - Hoti e kritikon edhe Osmanin, ja akuzat e tij

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 22:27
Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se shkarkimi i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shkelje e pastër kushtetuese.

“Gjatë këtyre 100 ditëve kanë treguar vetë dhe na kanë dëshmuar se kemi vepruar mirë që nuk e kemi votuar Presidenten. Shihni se çka po ndodh në institucionet e Kosovës dhe nuk e kemi as edhe një fjalë të vetme nga ana e saj [Presidentes] përkundrazi bëhet pjesë në zbatimin e agjendave të tilla duke e shkarkuar kryesuesen e KQZ-së që është shkelje e pastër kushtetuese”.

“Nuk ka asnjë dyshim se ajo e ka shkelur Kushtetutën në këtë rast”.

Hoti mes tjerash thotë se veprimet e Osmanit janë zgjatime të veprimeve që merren nga Kurti në Qeveri.

“Është pjesë e një agjende [të Qeverisë] pasi gjatë fushatës dhe më herët për të ndërmarrë veprime dhe veprimet që po i bën presidentja nuk janë asgjë tjetër veçse zgjatim i veprimeve që po merren në Qeveri dhe Kuvend për të vendosë njerëz të caktuar nëpër pozita të caktuara që janë përgjegjës ndaj një personi të vetëm që është në krye të Qeverisë”.

“100 përqind Osmani bën pjesë në agjendën e Vetëvendosjes dhe vendimi për shkarkimin e Dakës është veprimi më skandaloz që mund të bëjë një president sepse presidentët edhe në të kaluarën kanë ardhur nga parti politike por kur e marrin atë pozitë ata distancohen prej partisë politike dhe prej veprimeve që janë pjesë e agjendës politike të një partie – disa nga presidentët edhe në të kaluarën nuk kanë arrit të distancohen plotësisht”.

“Edhe kjo [Osmani] ka shkuar në ekstreme nga mosdistancimi politik”, tha Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat