Shtëpia prej 900 metra katror, e lideri të AAK-së, Ramush Haradinajt po kushton vetëm 300 mijë euro!
Të paktën kështu e ka vlerësua vetë Haradinaj shtëpinë e tij, e cila kur të llogaritet me metra katror, del sa nëntë shtëpia mesatare në Kosovë!
Në deklarimin e pasurisë Haradinaj vetëm 300 mijë euro e ka vlerësuar shtëpinë e tij. Ky vlerësim është për t’u befasuar, pasi që, kjo shtëpi gjendet në Prishtinë dhe jo në Gllogjan!
Megjithatë, një ofertues tashmë ka dal publik për t’ia blerë shtëpinë me këtë çmim Ramushit.
Ai është prof. Dr. Binak Maxharraj i cili ka filluar te miqtë e tij në Amerikë ku jeton për t’i grumbulluar paratë.
Lexojeni reagimin e plotë:
AKTUALE:
SHTËPIA E RAMUSH HARADINAJ PREJ 900 METRA KATROR E KA VLERËN 300 MIJË EURO.
Është koha për deklarimin e pasurisë ne Agjencinë kundër Korrupsionit.
Në këtë deklarim ka zgjuar vëmendje të opinioni i gjerë se Lideri i AAK Ramush Haradinaj së shtëpisë se tij megalomane prej 900 metra katror po kushtojka vetëm 300 mijë euro.
Urra...?!
Menjëherë nga gëzimi se ndoshta e shet shtëpinë aq sa ia ka vu çmimin, vrapove te miqtë e dashamirë për ti tubuar 300 mijë euro si një blerës potencial.
Ishalla me prinë fati...e nuk ma rrisin vlerën konkurrentet tjerë.