Mbi 41 mijë qytetarë vaksinohen me të dy dozat kundër Covid-19

Aktuale

Mbi 41 mijë qytetarë vaksinohen me të dy dozat kundër Covid-19

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

41.573 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar po ashtu se gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 7.361 persona.

Kështu, 179.029 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

Gjithashtu, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, situata me pandeminë po vazhdon të jetë stabile.

Të mërkurën u raportuan edhe nëntë infeksione të reja dhe u shëruan tetë të infektuar.

Nuk kishte të vdekur. Ndërsa, rastet aktive janë 167. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat