A merr pagë 2 mijë e 700 euro Albin Kurti? VV-ja tregon të vërtetën

Aktuale

A merr pagë 2 mijë e 700 euro Albin Kurti? VV-ja tregon të vërtetën

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 10:42
Albin Kurti

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas publikimit të deklarimit të pasurisë të kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së, ka thënë se është e pavërtetë që Albin Kurti merr pagë 2 mijë e 700 euro.

Ai ka sqaruar se Kurti ka marrë pagë në LVV deri në momentin që është emëruar kryeministër i Kosovës.

“Pashë disa reagime të analisteve e gazetarëve se "Albin Kurti merr 2 mijë e 700 euro pagë". Kjo është e pavërtetë.

Në vet deklarimin e pasurisë shihen në kllapa muajt kur ai ka marrë pagën si kryetar, pra deri në momentin sa nuk ka qenë kryeministër. Nga momenti kur është votuar në krye të qeverisë ai merr vetëm pagën si KM dhe jo dyjat, asnjëherë. Shihet qartë edhe në vet deklarimin e pasurisë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat