Kosova është vendi i çudirave!
Përveç që është vend i çudirave, Kosova është edhe vendi ku politikanët dhe biznesmenët e lidhur me politikën pasurohen nga vet shteti.
Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë.
Gazetari i ekonomisë Enis Veliu, përmes një postimi në Facebook, thotë se një biznesmen i lidhur me politikën ka blerë një ari tokë për 0.10 euro.
Kjo duket e pabesueshme, por ja që në Kosovë gjithçka sa i përket krimit është e vërtetë!
Por, ky biznesmen nuk është ndalur me kaq. Ai pas dhjetë vjetësh sipas Veliut, të njëjtën tokë nga shteti i ishte kërkuar për t'ia ble për 7 euro metrin katror.
“Biznesmeni i lidhur me politikën një ari tokë në Malishevë e privatizoi nga AKP-ja për 0.10 euro.
Të njëjtën tokë pas 10 vjetësh shteti kërkoi t'ia shpronësoj për 7 euro për metër katror. Edhe burgu i përjetshëm është pak për këta kriminela!!!”, ka shkruar Veliu në Facebook.
Edhe pse gazetari Veliu nuk e ka përmendur emrin e biznesmenit, ky shkrim i tij duhet të hetohet nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës.
Patjetër që duhet të zbulohet kush është biznesmeni, kush ia shiti tokën për 0.10 euro dhe sidomos kush ia bleu pastaj të njëjtën për 7 euro metrin katror.
Por, nuk dihet se a ka edhe njerëz të lidhur të Prokurorisë me këta persona, pra me biznesmenin dhe shtetin! E nëse ka, qysh edhe deri më tash ka pasur një numër të madh të rasteve që janë publikuar në media për lidhjet me Prokurorinë e shtetin, atëherë nuk do të zbulohet kurrë identiteti i tyre.
E përderisa të njëjtit persona janë të lirë në Kosovë, atëherë si mund të pritet që të ecim tutje!
Por, ashtu siç është Kosova vend i mundësive dhe çudirave, mund edhe të ketë befasi në një të ardhme të afërme!
Megjithatë, po ia lajm kohës se a do të publikohen, hetohen dhe burgosën personat e tillë që u pasuruan në Kosovën e varfër!