Dy ditë para konventës së PDK-së, ish kryetari i Gjilanit dhe njëri nga figurat kryesore të PDK-së ndër vite Qemajl Mustafa, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së kësaj partie në Gjilan.
Ai e ka konfirmuar këtë lajm, duke thënë se ka dhënë dorëheqja nga kjo strukturë, si pasojë e rezultatit të viteve të fundit dhe si një marrje e përgjegjësisë për këtë rezultat.
“Kam dhënë dorëheqje nga i pari i degës, nuk kam mujt me integruar degën ashtu siç kam dashur dhe thjeshtë një përgjegjësi ëpr rezultatet e fundit, para strukturave të partisë”, tha Mustafa.
Ai tutje ka thënë se tani në krye të kësaj dege do të vije dikush tjetër me energji të reja, e më të mëdha, por pa përmendur emra.
Ndonëse nuk do të largohet nga PDK-ja dhe do të vazhdoj të mbes brenda saj, ai ka deklaruar se më nuk do të jetë aktiv në parti.